Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Eurokomesari Varheji për vizitë në Shkup

Shkup, 7 tetor – Zhurnal.mk – Eurokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Oliver Varheji sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Varheji, siç u paralajmërua, do të ketë takime me kryeministrin Zoran Zaev dhe me anëtarë të Qeverisë. Pas takimit bilateral dhe seancës solemne të Qeverisë, Zaev dhe Varheji do të mbajnë konferencë për shtyp.

Është paraparë që eurokomisari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë të takohet edhe me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvend.

Është paralajmëruar edhe drekë pune me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski.

Gjatë takimit në vend, Varheji do të realizojë takim edhe me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Eurokomesari Oliver Varheji vjen në Shkup pasi dje u publikua raporti i Komisionit Evropian për përparimin e vendit në rrugën drejt BE-së, si dhe planin për Ballkanin Perëndimor.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...