Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Evropa zbut masat për Krishtlindje dhe Vitin e Ri

Duhet theksuar se në Itali, nga e diela tre zona të kuqe infektimi u shpallën si zona portokalli. Kjo lidhet me uljen e numrit të infektimeve në këto zona. Lombardia, Piemonte dhe Kalabria do të lejojnë lëvizjen e lirë nga ora 05:00-22:00 dhe banorët mund të udhëtojnë në zonat brenda rajonit. Po ashtu do hapen qendrat tregtare, kurse baret e restorantet qëndrojnë mbyllur. Në Francë hapen dyqanet nga e shtuna, por restorantet, baret, kafenetë, palestrat e qendrat kulturore mbeten të mbyllura.

Nga ana tjetër, presidenti Macron, tha se është frenuar përhapja e virusit, por duhen përpjekje për të penguar një valë të tretë. Irlanda po ashtu pas gjashtë javësh kufizuese ka zbutur disa masa. Tani atje hapen dyqanet, restorantet dhe qendrat e fitnesit. Nga 18 dhjetori lejohen udhëtime të kufizuara. OBSH ndërkohë ka bërë disa herë të ditur, se imuniteti i ashtuquajtur imuniteti i tufës kërkon që të bëhet njëherë një vaksinim prej 70% i popullsisë.

Një përqindje 60-70% është e nevojshme për një luftim të efektshëm të COVID-19. Vetëm tek shifra të tillë vaksinimi, virusi nuk do të përhapet aq shpejt. „Vaksinimi do të ketë një efekt të madh, por mendoj, se askush nuk mund të premtojë shuarjen e virusit, për sa kohë që nuk kemi kuptuar më shumë për të”, tha koordinatori OBSH Mike Ryan.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...