Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Facebook ndalon mohimin dhe shtrembërimin e Holokaustit

Rrjeti social Facebook njoftoi se do t’i ndalojë postimet që mohojnë ose shtrembërojnë Holokaustin dhe se do të nisë t’i drejtojë njerëzit në burime autoritare nëse ata kërkojnë informacione për gjenocidin nazist.

“Nëse njerëzit kërkojnë për Holokaustin në Facebook, ne do të fillojmë t’ju drejtojmë te burime autoritare, për të marrë informacione të sakta” tha të hënën shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Duke njoftuar për masën e re, Zuckerberg tha se ka luftuar për të mbrojtur fjalën e lirë dhe për të kufizuar përmbajtjen me urrejtje.

“T’i tërheqësh linjat e duhura midis asaj që është dhe nuk është e pranueshme, nuk është e thjeshtë, por në gjendjen aktuale të botës, unë besoj se ky është ekuilibri i duhur”, tha Zuckerburg.

Javën e kaluar, Facebook njoftoi se do të fshijë çdo grup ose faqe që identifikohet hapur me QAnon-in, një grup i teorive të konspiracionit, që beson se disa “satanistë pedofilë” e drejtojnë botën. Kjo masë vlen edhe për aplikacionin Instagram.

Rrjeti social, Facebook, po ashtu ka ndërmarrë kufizime për dezinformimin e qëllimshëm për koronavirus.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...