Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni

Fajnens think: Të identifikohen pjesë të cilat mund të ndikojnë në zhvillim

Shkup, 10 shtator – Zhurnal.mk – Fajnans think rekomandon të mbahet llogari për sfidat të cilat do të thonë përballje me krizën nga koronavirusi dhe në ribalancin e ardhshëm të Buxhetit të alokohen mjete mu në ato pika dhe sektorë ku nevojitet të investohen mjete shtesë, si dhe të identifikohen pjesë të cilat mund të ndikojnë në zhvillim dhe të kenë pjesëmarrje më të madhe drejt BPV-së.

“Në ribalancin e parë të Buxhetit, duke e marrë parasysh situatën e sapokrijuar me koronavirusin, ishte e pritshme që ana e shpenzimeve të rritet. Por, konsiderojmë se pjesa e shkurtimit dhe shpenzimeve joproduktive nuk ishte e mjaftueshme në setin e shkurtimeve, e njëkohësisht vërejtëm shkurtime nga disa sektorë thelbësorë, siç është arsimi, ku për momentin janë para sfidave serioze si ta riadaptojnë mësimin në përgjithësi”, deklaroi Bllagica Petreski nga Fajnans think në përgjigje të pyetjes para fillimit të Forumit ekonomik Komunat dhe qytetarët drejt një buxheti më të mirë “Paratë e mia, përgjegjësia ime”: Buxhetim participues në komuna.

Ajo rekomandoi jashtëzakonisht të kihet kujdes gjatë shpenzimit të mjeteve publike dhe kjo në këtë periudhë të bëhet në qëllime produktive, por edhe të identifikohen pjesë të cilat mund të ndikojnë në zhvillim dhe të kenë pjesëmarrje më të madhe drejt BPV-së.

“Edhe për pakon e katërt të masave sektori afarist bën thirrje se edhe më tej nevojiten masa për ruajtje të vendeve të punës, por edhe pse masa për pagesë të 14.500 denarëve për të punësuar u tregua si e suksesshme dhe ruan 60.000 vende të punës rekomandohet në pakon e re të masave të jetë shumë më e shënjestruar dhe efektet të përllogariten paraprakisht dhe të bazohen në të dhëna cilësore”, tha Petreski.

Ajo theksoi se na pret edhe një vit i vështirë në të cilin jo vetëm që duhet të mendohet për ruajtje të vendeve të punës, por edhe të mbahet llogari dhe të kihet plan se si të rijetësohet ekonomia.

“Prandaj, ndoshta një nga sfidat e Qeverisë do të jetë pako e masave për ata sektirë dhe kompani të cilët mund të jenë forcë shtytëse në rritje, në periudhën e rijetësimit të ekonomisë në vitin e ardhshëm”, theksoi Petreski.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...