Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Familja zbulon krijesa të rralla të detit, vlejnë rreth 50 mijë funte

Një familje në Britani ka zbuluar me mijëra krijesa të rralla të detit që duken si jashtëtokësore, në breg në një plazh në Uells.

Martyn Green (47) dhe familja e tij ishin në Caernarfon të dielën kur zbuluan ato krijesa që quhen Pedunculata. Është një delikatesë që mund të shitet deri në 25 funte për copë.

Në videon e familjes, shihen guaskat e bardha në breg në numër të madh.

Në kamerë në një moment shihen tentakulat e krijesës duke u futur në guaskë.

“Bashkëshortja ime Gemma i zbuloi. Ne po ecnim në plazh dhe ajo tha ejani shikoni këtë. Shkuam dhe dukeshin si krijesa që nuk janë të kësaj bote. Ishte atraksion i madh për banorët vendas”, ka thënë Martyn raporton “Daily Mail”.

Pas një kërkimi në Google, i biri i Martynit, Daniel, zbuloi se çfarë ishin këto krijesa. Këto janë delikatesa në vendet si Portugali e Spanjë.

Martyn llogaritë se vlera e krijesave mund të jetë deri në 50 mijë funte.

“Doli se është një prej krijesave të detit më të shtrenjta që mund të blesh. Duke shikuar në Google del se një mund të kushtojë 25 funte. Në breg ishin rreth 2000”, tregon Martyn.

Në një periudhë këto krijesa shiteshin deri 360 euro për kilogramë.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...