Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Fëmijët me aftësi të kufizuara të lënë mënjanë, prindërit kërkojnë që fëmijët e tyre tu kthehen aktiviteteve

Shkup, 10 shtator – Fëmijët me aftësi të kufizuara fizike e mendore janë ndër personat më të izoluar në botë. Këto fëmijë ndeshen me probleme më të theksuara, me diskriminim, paragjykime dhe izolim.

Covid-19 ata i ndau edhe nga qendrat ditore ku zhvillonin aktivitete të ndryshme, kjo ndikon negativisht tek ata por edhe tek familjarët e tyre.

Ky është Iliri i cili muaj me radhë nuk i ka takuar edukatoret e tij. I kanë munguar shumë madje ai çdo ditë kërkon nga prindërit e tij që të kthehet në qendrën ditore dhe ta kalojë kohën bashkë me miqtë e tij.

“Më ka marrë malli për Lindën, për të gjitha fëmijët shokët e mijë që i kam në shkollë. Dua të vij çdo ditë te shkolla. Dua të fillojmë në shkollë sa më shpejt”, tha një nxënës.

Babai i tij thotë se e ka të vështirë t’ia shpjegojë Ilriit situatën se përse nuk mund të vazhdojë me aktivitetet ditore derisa të qetësohet situata me Kovid 19. Çfarë duhet maska gjëra, ne prindërit vetë do ua bëjmë gati, ti ketë djali në shkollë, vetëm të fillojnë tha prindëri.

“Unë kërkoj shkollat të fillojnë për  të gjithë, djali më ka qëndruar një kohë të gjatë në shtëpi, bën probleme kërkon të vijë në shkollë. I ka të gjithë të mirat por nuk don të rri në shtëpi. Kërkon të fillojë në shkollë”, u shpreh një prindër.

Se kjo situatë ka ndikuar negativisht tek këto fëmijë e thotë edhe psikologia e kësaj qendre Lindmira Adili Rexhepi. Mësimi online për fëmijët me nevoja të veçanta nuk e ka efektin e duhur, sepse ajo që u jep ndikim pozitiv atyre është aktiviteti që ata e bëjnë në qendrën ditore.

 “Gjatë gjithë kohës ne si staf jemi angazhuar jashtëzakonisht shumë që tju jemi në mbështetje, këtu është edhe mësimi online por e kam pa tjetër ta pranoj se mësimi online nuk mund të bëhet me të gjithë fëmijët për shkak të kapacitet të tyre për shkak të mospasjes së mjeteve kështu që ne si staf mundohemi që mësimin online ta bëjmë nëpërmjet prindërve të tyre duke u munduar të edukojmë prindërit që ata ti bëjnë ata aktivitete”, deklaroi Lindmira Adili Rexhepi – psikologe.

Në këtë qendër aktivitetet ditore deri më tani i ndjekin 20 nxënës me aftësi të kufizuara. Për këto qendra ende nuk është sjellë një vendim se kur duhet të fillojnë dhe me çfarë protokollesh të zhvillojnë aktivitetet e tyre.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...