Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Ferma e familjes së Jennifer Lawrence përfshihet nga zjarri në Kentucky

Ferma e familjes së Jennifer Lawrence, e cila gjithashtu shërben si një kamp veror në Kentucky, u shkatërrua nga një ‘zjarr i tmerrshëm’ të premten në mbrëmje, tha kampi në një deklaratë.

Kampi Hi-Ho njoftoi lajmin në Facebook të shtunën duke thënë, ‘se kemi kemi humbur shtëpinë tonë nga një zjarr i tmerrshëm’.

“Ne jemi shumë mirënjohës që asnjë person ose kafshë nuk u lëndua, por ne ende jemi shumë të prekur për humbjen e viteve të punës së palodhshme dhe kujtimeve që ndodhën në këto mure”, thuhet në deklaratë.

“Ne e dimë që Kampi Hi-Ho është një vend i veçantë për kaq shumë, dhe kemi në plan të rindërtojmë dhe riparojmë në mënyrë që të mund të ecim përpara me një pamje të re të kampit këtë verë”.

Thuajse 30 zjarrfikës dhe gjashtë kamionë u thirrën në vendin e ngjarjes të premten në mbrëmje, sipas WYKL News, për të sjellë ujë të mjaftueshëm për të marrë nën kontroll zjarrin.

Vëllai i fitueses së ‘Oscar’, Blaine Lawrence, i cili është pronari dhe drejtori i Kampit Hi-Ho, dërgoi një email duke kërkuar që të mblidhen para për të riparuar kampin në 2021.

Ai gjithashtu detajoi dëmtimin duke shtuar, ‘flakët shkatërruan hapësirën e tij të zyrës, stallat për kuajt, një zonë të mbyllur për fëmijë, një mur të brendshëm, një zonë arti dhe zejtarie dhe një garazh me pajisje fermash’.

I njëjti shtoi se nuk kishte dëmtime në fushën e sporteve në natyrë, poligonin e gjuajtjes me hark, pemët, hambarin e kafshëve shtëpiake, shtëpinë e pulave, zonën e liqenit dhe në kullotat e kafshëve.

Ndërkohë, janë duke u hetuar shkaqet e zjarrit.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...