Agjencia Zhurnal.KS
Auto

Ferrari prezanton modelin e ri hibrid “SF90 Spider”

Ferrari ka prezantuar një tjetër mrekulli motorike, “SF90 Spider”, versionin e konvertueshëm të hibridit “SF90 Stradale”.

Makina e re do të ketë specifika të ngjashme me modelin e nxjerr në treg vitin e shkuar, me një motor me djegie me 8 cilindra dhe 780 kuaj fuqi, të integruar në dy motorë elektrikë të montuar në pjesën e përparme.

Me shpejtësi maksimale prej 340 km/orë, hibridi SF90, mund të ecë për 25 km, duke përdorur energjinë elektrike, çka bën që mjeti të kalojë në zonat e banuara përmes qyteteve në qetësi dhe pa emetuar gazra.

Prodhuesi i makinave ka premtuar se deri në vitin 2022, 60% e mjeteve në shitje do të jenë hibride. Një Ferrari totalisht elektrik nuk pritet të paktën deri në vitin 2025, pasi teknologjia për bateritë kërkon studim dhe zhvillim të mëtejshëm dhe po ashtu do të duhet të përgatiten edhe klientët të cilët janë mësuar më një motor të zhurmshëm dhe jo një makinë që lëviz në qetësi. \ A2news

Postime të ngjashme

Një Lotus “i ri” i vitit 2013 shitet për 70.000 dollarë

S.B.

Prodhuesi më i madh i veturave në Kinë do të lansojë rivalin e Teslas

S.B.

Megane 2021 i prin rrugës elektrike të Renaultit

S.B.

Hyundai paralajmëron nxjerrjen në treg të modelit Alcazar

admin

Nis prodhimi i Audi Q4 e-tron

admin

Elon Musk: Ne kemi bërë veturat më të mirë të të gjitha kohërave

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...