Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

FFM do t’i kthejë paratë nga biletat e shitura për takimin Maqedoni e Veriut–Kosovë

Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Federata e Futbollit të Maqedonisë informon të gjithë përkrahësit dhe tifozët e përfaqësueses së Maqedonisë se duke nisur nga e dita e premte, 09.10.2020 deri 23.10.2020 përmes “MK Tikets” si partner zyrtar i FFM për shitje të biletave për ndeshjet e përfaqësueseve tona, do të kryhet kthimi i fondeve për biletat e blera për ndeshjen anuluar ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës, e cila duhej të zhvillohet me 26 mars 2020.

Paratë e biletave të blera do të kthehen në mënyrën në vijim:

Dokumentacion identifikimi dhe bileta origjinale e blerë, në pikat e shitjes më poshtë:

Shkup:

– Zyra e për shitjen e biletave në stadiumin në Shkup nga periudha 09.10 deri 23.10.

– Prilep – TA Bran – 09.10. deri 23.10.

– Shtip, kafe “Simbol” – 09.10 deri 23.10.

Strumicë:

– Kafeteria “Koncept” 09.10 deri 23.10.

Negotinë:

– Tobako Korzo

Veles:

– Unison 09.10. deri 23.10.

Ohër:

– Ta Globus Travel 09.10. deri 23.10.

Manastir:

– Libraria “Literatura MK” nga 13.10 deri 18.10.

Të gjithë të cilët nuk kanë mundësi ose kanë ndonjë problem, të komunikojnë në contact@mktickets.mk

Ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Kosovës me 8 tetor do të zhvillohet pa praninë e publikut, si një nga masat dhe rekomandimet e bëra nga institucionet shëndetësore të Maqedonisë për mbrojtje nga pandemia Covid 19.

UEFA gjatë javës së kaluar përmes një letre informoi të gjitha federatat se lejon praninë e publikut me numër të kufizuar (1/3 nga gjithë kapaciteti i stadiumit) dhe Federata e Futbollit të Maqedonisë përmes një letre zyrtare deri tek institucionet shëndetësore të vendit kërkoi leje për prani të publikut në stadiume në shtetinë tonë, por deri më tani nuk është ndryshuar dhe vazhdon ndalesa për mbledhim të ngjarjeve sportive dhe në stadiume.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...