Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Fifi befason me dukjen e saj fine në paraqitjet e fundit, teksa paralajmëron bashkëpunimin me Ermalin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka paralajmëruar se nesër (e premte) do të publikojë këngën e saj më të re.

Ajo kësaj here vjen në një bashkëpunim me Ermal Fejzullahun, në një këngë që dyshja e kanë titulluar “Përjetësi”.

Kënga është realizuar edhe me klip, në të cilin Fifi do të shfaqet mjaft atraktive.

Ajo ka publikuar disa fotografi mjaft tërheqëse së fundmi në rrjetin social Instagram, përmes së cilave ka paralajmëruar ardhjen e këngës së re.

E veshur me një pallto të shkurtër me rripa dhe një palë çizme të zeza, Fifi ka rrëmbyer vëmendjen e fansave me dukjen e saj.

Këngëtarja dhe kompozitorja është komentuar shumë muajve të fundit, për humbjen e madhe në peshë.

Si rrjedhojë, paraqitjet e saj të fundit, qoftë në rrjetet sociale apo edhe në klipin e ardhshëm, ku duket se me krenari do të tregojë figurën e re trupore.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...