Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Filantropi Lazim Destani dhe deputeti i Bundestagut Beyer diskutojnë mbi Ballkanin Perëndimor

Berlin, 14 nentor – Së bashku me anëtarët e Këshillit Koordinues të Diasporës mbrëmë patëm nderin të zhvillojmë një takim online me z. Peter Beyer, deputet i Bundestagut Gjerman si dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme ku ai është raportuesi kryesor për marrëdhëniet transatlantike dhe për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu është anëtar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku shërben si raportues për Kosovën.

Në këtë takim shumë miqësor diskutimet tona u përqendruan tek sfidat dhe gjendja e përgjithshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjatë bisedave mes anëtarëve të KKD dhe z. Beyer vend të posaçëm zuri çështja e integrimit të vendeve të rajonit në Bashkimin Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën, situata politike dhe gjendja ekonomike në vendet e rajonit, si dhe programet e BE-së për investime në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Si njohës i mirë i zhvillimeve në rajonin tonë, z. Peter Beyer vuri në pah se Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe se po punohet për integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Europian. Ai e nënvizoi dhe rëndësinë e plotësimit të kushteve nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, reformat që duhet t’i kryejnë këto vende. Gjatë fjalës së tij z. Beyer në mënyrë të veçantë nënvizoi përpjekjet e Gjermanisë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës si dhe rikonfirmoi se vendi i tij vazhdon të jetë mbështetës i fuqishëm i procesit të integrimit europian si dhe i bashkëpunimit mes vendeve të rajonit.

Takimin e mbyllëm duke e çmuar lart përkushtimin e deputetit Beyer për ta ndihmuar rajonin tonë si dhe duke e falënderuar për këshillat e tij dashamirëse për rolin e diasporës sonë në çuarjen përpara të proceseve integruese e të zhvillimit ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...