Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Filipçe njofton se KSI ka propozuar masa të reja

Shkup, 8 tetor, zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot njoftoi se Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar masa të reja për mbrojtje nga Covid-19. Propozimet fillimisht do të shqyrtohen në nga Shtabi pastaj do të dërgohen në qeveri për vendim përfundimtar.

“Fillimisht ndalimi i mbledhjeve të mëdha familjare, festa dhe ahengje në kushte shtëpiake, respektivisht ndalohet grupimi i qytetarëve në shtëpi në festa familjare dhe grupime tjera. Në një adresë pronarët dhe personat që jetojnë në atë adresë janë të lejuar të pranojnë vetëm katër persona. Ndalohet grupimi i më shumë se 4 personave në vende publike pas orës 22:00. Ndalohet grupimi në parqe, pompa të benzinës, dhe kudo në vende të hapura ndalohet grupimi i personave. Vendosja mbajtja e detyrueshme e maskës apo pajisjeve mbrojtëse gjithkund në vende të hapura dhe vende të mbyllura në çdolloj objekti, në vend të punës, në transport publik dhe privat, në përjashtim të personave që bëjnë sport, personat që janë nga e njëjta familje në makinë, dhe në objekte hotelerike, nga kjo masë përjashtohen edhe fëmijët deri në moshën 6 vjeçe”, tha mes tjerash Filipçe.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...