Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Filipçe: Nuk ka mjek të papunësuar në vend, nuk do të angazhohen mjek të pensionuar

Shkup, 15 nentor – Problemi me mospasjen e kuadrit mjekësor është i pranishëm në të gjitha spitalet dhe Klinikat në vend. Edhe në Kovid Qendrën në Strumicë personeli  i nevojshëm do të sigurohet përmes sistemit të rotacionit.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe tani për tani nuk ka nevojë të angazhohen mjek të pensionuar.

Ai më tej shtoi se duke e marrë parasysh situatën me kovid-19, në këtë moment, nuk ka mjek të papunësuar ose të paangazhuar në shtetin tonë.

“55, apo 56 mjek internist privat  mund të angazhohen. Çdonjëri që ka marrëveshje me Fondin për Sigurim shëndetësor, dhjetë prej tyre janë paraqitur dhe veçmë kanë filluar me punë, prandaj ende nuk ka nevojë të angazhohen mjek të pensionuar , disa vende i kanë khyer në punë , në disa vende kthehen në punë mjekët dhe infermierët e diagnostifikaur si bartës asimptomatik apo janë në izolim, por ne deri më tani me këtë kuadër që posedojmë mundemi ta realizojmë sistemin e rotacionit te puntorëve shëndetësor” – tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“Covid 19”, 410 pacientë mjekohen në kryeqytet

Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë bënë të ditur se 410 pacientë të konfirmuar dhe të dyshimtë për Covid-19 mjekohen në repartet infektive në spitalet në kryeqytet. Një pjesë e madhe e tyre janë në mbështetje të oksigjenit. Në 24 orët e fundit në Covid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 37 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve me virusin korona .

Në 24 orët e fundit, në klinikat interne ka pasur gjithsej 24 pranime edhe atë katër pacientë janë hospitalizuar në Institutin për sëmundje të mushkërive dhe TBC, tre pacientë janë pranuar në Covid-qendrën e Klinikës për neurologji dhe 17 të sëmurë janë hospitalizuar në repartin e ri të Klinikës për gastroenterohepatologjia.

Në Covid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur 11 pranime të reja të pacientëve.Në Klinikën për lëkurë në Covid-qendrën për momentin mjekohen 24 pacientë, në Klinikën për neurologji 37 pacientë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 55 pacientë me simptoma të coronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka 79 të sëmurë, në Klinikën për sëmundje infektive ka 160 pacientë, ndërsa në Institutin për sëmundje të mushkërive tek fëmijëve Kozle ka 38 pacientë, nga të cilët 11 fëmijë dhe 27 të rritur.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...