Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Filipçe: Nuk ka nevojë për orë policore, në spitale ende ka vende të lira

Shkup, 10 nëntor – Zhurnal.mk – Kapacitete të lira në spitale ende ka. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se presioni mbi punonjësit shëndetësor është tejet i madh por se është bërë plan për funksionim edhe për periudhën e ardhshme.

Sa i përket masave të reja restriktive, Filipçe thotë se nuk ka nevojë masa shtesë sepse këto aktuale janë të mjaftueshme, raporton Zhurnal.

“Në çdo moment por edhe tani ka vende të lira në spitale. Apelet për ndihmë që i shohim në rrjetet sociale, çdo rast veçmas, e kontaktojmë dhe e pyetim se ku qëndron problemi. Jo çdo rast në rrjetet sociale është ivërtetë. Shumë njerëz me vetdëshirë shkojnë dhe kurohen në spitalet private. Në gjitha spitalet në vend, përpos në Strumicë dhe Kumanovë, ka vende të lira për pacientë. Jo vetëm në klinikat infektive por edhe në ato interne. Në Shkup pacientët hospitalizohen në klinikat interne, ku ka numër të mjaftueshëm të shtretërve të lirë. Presioni është i madh, por me këtë sigurim të spitaleve, sistemi i rotacionit, kuadri, jemi të sigurtë edhe për periudhën që vjen. Për momentin nuk ka nevojë të ndryshohet sistemi i “Termini im”. Por, jemi të gatshëm edhe për këtë, jo vetëm qëtë sigurohet numër i mjaftueshëm i kapaciteteve spitalore, por edhe për sigurim të kuadrit. Kuadri është i stërngarkuar. Nevojitet mbështetje e punonjësve shëndetësor dhe në nivel të lartë të ndërgjegjes”, thotë Filipçe.

Sa i përket numrit të madh të të vdekurve, Filipçe thotë se kjo ndodhë gjithkund në botë jo vetëm tek ne. Sa i përket trajtimit të pacientëve, ai thotë se trajtimi është identik sikurse në klinikat private.

“Çdo formë e sëmundjes ka propozim adekuat. Mjekët amë e dinë cili është indikacioni që të vendosen pacientët në spital. Vdekshmëria është e madhe gjithkund në botë. Tani për tani mendojmë se masat janë të mjaftueshme, restriksioni për ndalesë të grupimeve do të jep rezultate të duhura nëse respektohet masa. Tani për tani nuk do të ketë orë policore”, thotë Filipçe.

Nëse ka nevojë nga masa eventuale të reja, ministri tha se ato masa do të ishin vetëm në disa zona dhe atë: Ndërprerje e transportit ndërqytetar dhe brenda qytetit, por tani për tani nuk ka nevojë për këtë.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...