Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Filipçe: Nxënësit do të kthehen në shkolla gradualisht, bëni durim

Shkup, 1 shtator – Zhurnal.mk – Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se ka 20,6 përqind ulje të personave të infektuar të rinjë, në krahasim me javën e kaluar, informon Zhurnal.

Ai tha se ka ulje të të hospitalizuarve nga java e kaluar, për 40%.

Për protokolet për punë në shkollë të cilat hapen më 1 tetor, tha se propozimi që është dhënë nga KSI, është në kontekst të kujdesit maksimal.

“Po shqyrtojmë me Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, aspekte, trende të sëmundjes, mënyrën so u transferua virusi javët e kaluara që të kryejmë parashikime për periudhën e mëtejme. Njerëzit u kthyen në punë, në hapësira të mbyllura. Mund të përkeqësohte gjendja dhe duam këtë ta parandalojmë. Nxënësit dalë nga dalë do të kthehen në shkolla. Kemi shqyrtuar përvojat nga Gjermania, nga Izraeli, SHBA dhe të tjera, të cilat pas hapjes së shkollave, duheshin t’i mbyllin tërësisht. Periudhën e vjeshtës kemi rrezik nga viruse tjera. Mësimi me prezencë fiziike duhet të mbahet me protokole të cilat i përpunon Komisioni për Sëmundje Infektive”, tha Filipçe.

Ministri tha se orari i punës në shkolla do të jetë nga ora 07 deri në ora 20. Duke folur për protokolet, tha se në funksion do të jenë të gjitha hyrjet në objektin e shkollës. Do të ketë pajisje dezinfektuese. Në shkollat fillore fëmijët do të dërgohen deri në hyrje, nuk mund të hyjnë brenda prindërit, ndërsa fëmijët patjetër duhet të hyjnë me maska. Një mësues do të angazhohet për mbajtjen e higjienës tek nxënësit. Ata që vijnë me autobusë do u matet temperatura, ndërsa ata që kanë temperaturë të lartë, nuk mund të hyjnë në shkollë.

“Kuadri mësimor duhet të mbajë distancë prej 1,5 metrave, gjatë hyrjes do u matet temperatura, njejt si nxënësve. Ndalohet përshëndetja me kontakt fizik. Mësimi mund të mbahet me më së shumti 20 nxënës në distancë prej 1,5 metrave. Kur ka kushte, mësimi mund të mbahet në hapësirë të hapur dhe pa maska. Dita e parë e shkollës do të jetë e dedikuar vetëm për udhëzime. Përdorimi i toaleteve do të jetë nën kontroll. Ushqim secili do të duhet të mer nga shtëpia”, tha Filipçe.

Nëse rastësisht zbulohet rast pozitiv në shkollë, menjëherë do të thirret epidemiolog, do të kontaktohet mjeku i tij amë dhe do të shqyrtohen kontaktet e nxënësit.

“Nëse i respektojmë protokolet, mund të kemi vit të suksesshëm shkollor. I kuptoj nxënësit e shkollave të mesme, por ky sistem është për të na mbrojtur neve, nuk është se ne e zgjedhim nga dëshira por duhet të respektohet. Gjendja nuk do të zgjatë përgjithmonë, por duhet ta presim vaksinën, jeni të durueshëm”, porositi ministri Filipçe.//Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...