Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Numri i të infektuarve dita ditës po rritet, ndërsa kapacitetet spitalore po mbushen. Për këtë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe paralajmëroi hapjen e Kovid qendrave në reparte tjera pranë kompleksit Nënë Trereza.
Në pyetje se a është vonuar me hapjen e reparteve të tjera për të pranuar të infektuar me Kovid 19, ministri Filipçe tha se ata kanë analizuar situatën dhe tani pasi janë mbushur shtretërit në Klinikën Invekive kanë vendosur të hapin reparte tjera. Ai shtoi se nuk do të pengohen mjekimet tjera nga qytetarët të cilët nuk janë të infektuar me Kovid 19.
“Në kohën e fundit kemi eksploziv të virusit. Nga informatat e kolegëve nga vendet e rajonit, gjithkund situata është shqetësuese, sfida më e madhe është numri i kapaciteteve nëpër spitale. Edhe tek ne gjendja nuk është më e mirë”, deklaroi Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë.
Sipas ministrit Filipçe çelësi për stabilizimin e gjendjes është respektimi i masave, andaj apeloj që të mos dilet pa nevojë, por të respektohen masat dhe protokollet që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.