Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Filloi vaksinimi kundër gripit sezonal, interesim i lartë i qytetarëve, terminet janë të mbushura

Shkup, 10 nentor – Prej sot fillon vaksinimi falas kundër gripit sezonal në gjashtë poliklinika në territorin e qytetit të Shkupit. Vaksinat sot kanë arritur edhe për qytetarët e Velesit, Negotinës dhe Kavadarit, ndërsa prej nesër do të ketë edhe për qytetarët e qyteteve tjera në gjithë vendin. Interesi i qytetarëve është i madh, terminet janë të mbushura thotë mjekja që punon në poliklinikën Jane Sandenski Shkup, ndërsa interes më të madh ka tek pensionistët dhe të sëmurit kronik, megjithatë shtoi se jo të gjithë mund të vaksinohen.

 “Nëse pacientët dyshojnë se kanë simptoma të koronavirusit ose edhe janë pozitiv, luten që të mos vijnë në punktet dhe të mos  vaksinohen për gripin sezonal, ndërsa nëse veç më e kanë kaluar covid-19 rekomandohet që të vaksinohen në minimum një muaj pas infeksionit”, u shpreh Daniella Markovska – specialiste për vaksinim.

Vaksinimi do të bëhet çdo ditë punë në periudhën prej orës 14:00 deri 19:00, që të mos përzihen pacientët tha Viktor Isjanovski, drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup.

 “2500 vaksina janë për momentin, ndërsa do të marrin edhe më shumë vaksina shtesë. Vaksinat nga mëngjesi janë shpërndarë në punktet për vaksinim të cilat fillojnë me punë nga ora 14 që të mos ketë përzierje të pacientëve që gëzojnë shëndetin me ata të sëmurët”, theksoi Viktor Isjanovski – drejtor i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.

Ky është viti i tretë që sigurohet vaksinim pa pagesë për kategoritë e rrezikuara të qytetarëve mbi 65 vjet, gratë shtatzëna, nëpunësit shëndetësor dhe fëmijë deri në 5 vjet. Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar njoftoi se gjithsej janë blerë 40 mijë doza të vaksinës.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...