Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Shkup, 10 nëntor, zhurnal.mk – Vaksinimi falas kundër gripit sezonal sot do të fillojë në gjashtë poliklinika në territorin e Bashkisë së Shkupit, edhe atë në Gjorçe Petrov, Bukuresht, Çair, Bit Pazar, Çento dhe Jane Sandanski në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup.

Vaksinimi do të bëhet çdo ditë punë në periudhën prej orës 14:00 deri 19:00.

Ministria e Shëndetësisë javën e kaluar njoftoi se gjithsej janë blerë 40 mijë doza të vaksinës, e cila do të jetë falas për grupet e rrezikuara në të cilin përfshihen personat mbi moshën 65 vjeçare, të sëmurët kronikë, punonjësit shëndetësor, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri pesë vjeç.

Vaksinat janë prodhim i kompanisë farmaceutike franceze “Sanofi Paster”.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...