Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Florida, shteti i tretë në SHBA që tejkalon një milion raste me COVID-19

Florida në SHBA bëhet shteti i tretë që kalon 1 milion raste të coronavirusit të ri (COVID-19), pas Teksasit dhe Kalifornisë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat ditore në lidhje me pandeminë thuhet se numri i rasteve në Florida ka arritur në 1.008.166.

Ndërkohë numri i vdekjeve për shkak të COVID-19 ka arritur në 18.683. Në shtetin ku për ditën e martë janë raportuar 8.847 raste dhe 82 vdekje ditore, vihet në dukje se për shkak të virusit deri më tani janë shtruar në spitale mbi 55 mijë persona.

Sipas të dhënave të fundit dy javore norma e shtrimeve në spitale në Florida ka shënuar rritje me 30 përqind, ndërsa norma e pozitivitetit të COVID-19 është në nivelin 8.69 përqind.

Në SHBA, e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia e COVID-19, numri i rasteve ka tejkaluar 14 milionë e 51 mijë, ndërsa humbjet e jetëve mbi 276 mijë. /tch/

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...