Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Formacionet e mundshme: Juventusin e kualifikuar e pret një takim i vështirë me Dinamo Kievin – Zonja e Vjetër ka synim vendin e parë në grup

Juventusi dhe Dinamo Kiev do e zhvillojnë takimin e dytë në kuadër të rrethit të pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Takimi i parët ishte fituar nga Zonja e Vjetër me rezultat 2-0, derisa sonte takohen nga ora 21:00 në Allianz Stadium.

Për këtë sfidë, Andrea Pirlo mund të mos llogaritë në lojtarët si Gianluigi Buffon, Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, që kishin lëndime dhe janë në dilemë.

Foto: Flashscore

Në anën tjetër, Dinamo Kiev do të ketë shumë mungesa si, Buyalsky, Duelund, që janë të infektuar me coronavirus, me Besidein, Burdga, Kostevychm Rusyb, Tymchyk, që janë të lënduar.

Në dilemë janë, Andryievski, Nechcheret, Rodrigues, Shabanov, Sydorchuk.

Formacioni i mundshëm i Juventusit: Buffon; Danilo, de Ligt, Bonucci, Frabotta; Kulusevski, McKennie, Bentancur, Bernardeschi; Morata, Ronaldo

Formacioni i mundshëm i Dinamo Kievit: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Popov, Mykolenko; Tshyankov, Shepelyev, Sydorchuk, de Pena; Shaparenko; Verbic. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...