Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Franca e gatshme të ndihmojë në arritjen e paqes në Nagorno Karabak

Teksa një armëpushim i ndërmjetësuar nga Rusia, në mes Armenisë dhe Azerbajxhanit po respektohet, presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se është i gatshëm të ndihmojë në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të balancuar për të gjitha palët e përfshira në konflikt.

“Presidenti Macron shpreh gëzimin e tij lidhur me ndalimin e luftimeve, rithekson miqësinë e tij për Armeninë dhe popullin e saj, por po ashtu shpreh gatishmërinë e tij për të arritur një zgjidhje politike të drejtë, afatgjatë dhe që do të pranohej nga të gjitha palët në Nagorno Karabak”, tha zyra e presidentit Macron, teksa njoftoi se ai ka biseduar përmes telefonit me kryeministrin armen, Nikol Pashinian.

Marrëveshja e paqes, për të cilën palët njoftuan më 10 nëntor, erdhi pasi forcat e Azerbajxhanit bën përparim në fushëbetejë në dhe përreth Nagorno Karabakut. Tre marrëveshje të armëpushimit, të arritura që prej se nisën luftimet në fund të shtatorit, nuk u respektuan.

Në luftimet e fundit janë vrarë mbi 2,000 ushtarë dhe civilë nga të dyja palët. Por, marrëveshja e arritur më 10 nëntor po kundërshtohet nga shumë armenë sepse ajo i lejon Azerbajxhanit që të mbajë nën kontroll një pjesë malore në këtë rajon, por edhe pjesë të tjera të territorit që i ka marrë gjatë luftimeve të fundit.

Marrëveshja po ashtu parasheh zhvendosjen e 2,000 trupave paqeruajtëse ruse në këtë rajon.

Nagorno Karabaku, ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit, por shumica e popullsisë janë armenë etnikë, të cilët kanë qeverisur me këtë rajon të shkëputur, që prej se një marrëveshje paqeje, që u arrit më 1994, i dha fund luftimeve dhe largoi nga ky rajon forcat azerbajxhanase./REL

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...