Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Futbollisti serb i Real Madridit i shpëton burgimit

Sulmuesi i Real Madridit, Luka Jovic, ka arritur marrëveshje me prokurorinë serbe për ta paguar një gjobë prej 30 mijë eurove në vend të burgut, pasi i kishte shkelur rregullat e mbylljes gjatë pandemisë së koronavirusit kur ishte kthyer në shtëpi në mars.

Ai kishte marrë leje nga Real Madridi për t’u kthyer në shtëpi, por u fut në telashe kur u kap duke u endur andej-këtej nëpër rrugët e Beogradit, para se të detyrohej ta futej në karantinë për 14 ditë, transmeton Gazeta Express.

Për më tepër, ai ishte fotografuar në një aheng për ditëlindjen e të dashurës së vet, Sofija Milosevic, duke nxitur reagime të ashpra në gjithë vendin.

Për këtë ai u gjobit fillimisht, por refuzimi i tij për ta paguar gjobën bëri që ai të ndiqej penalisht.

Prokuroria kërkoi që ai të dënohej me gjashtë muaj burgim.

Por, ai ka arritur marrëveshje me prokurorinë dhe është pajtuar t’i paguajë 30 mijë euro në vend të shkuarjes në burg për gjashtë muaj.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...