Agjencia Zhurnal.KS
Kuriozitete

Futet me shpejtësi të madhe në mes dy veturave në një autostradë të New Yorkut, madje as nuk pritet të ndëshkohet

Një video që lë pa frymë po përhapet në rrjetet sociale.

Ajo që bëri shoferi në rrugë në New York shkon shumë larg nocionit të ngasjes së pamatur.

Gjegjësisht, përveç garës në një rrugë të ngarkuar me shumë korsi, kur ai u ndesh me makinat para tij, ai nuk ngadalësoi dhe vazhdoi të voziste me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Vetëm për një moment të shkurtër ai frenoi pak, dhe pastaj hyri me shpejtësi midis dy makinave.

Personi po ngiste makinën aq shpejt sa që targa nuk mund të shihej dhe me sa duket, ai do të mbetet pa u ndëshkuar.

Nuk mund të pretendohet me siguri nga regjistrimi, por krijohet përshtypja se ka pasur kontakte me dy veturat e tjera teksa i kaloi.

Pas kësaj manovre të rrezikshme, një nga fatkeqët, ndoshta për shkak të një gome të rënë, vazhdoi të bredh rrugës dhe më pas përfundoi duke goditur një gardh mbrojtës.

Postime të ngjashme

Zgjidhni një flutur dhe zbuloni anët e fshehura të personalitetit tuaj

S.B.

Nusja e bllokuar nga përmbytjet në Australi dërgohet me helikopter në dasmë

S.B.

Një “Rapunzel” në jetën reale, nuk i shkurtoi flokët për 17 vjet

admin

Ja si do të duket qyteti i parë në Mars!

admin

Inskenoi rrëmbimin për të mos shkuar në punë, nuk ia mori mendja se do t’i kushtojë shtrenjtë – policia në Arizona zbuloi të vërtetën

S.B.

Burri nuk arriti të hapte parashutën, instruktori e filmoi atë duke e shpëtuar

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...