Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Ganimete Musliu, Hykmete Bajramit: Ajo dështoi edhe në MTI, e po ashtu dështoi edhe në MASHT

Prishtinë, 16 nëntor, zhurnal-ks – Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu i ka vazhduar akuzat ndaj ministres së Financave, Hykmete Bajrami.

Nuk befasohem për arsytimin e ministres Bajrami për angazhimin e “guardia di finanza”

Nuk është dështimi i parë i ministres Hykmete Bajrami, ajo dështoi edhe në MTI, e po ashtu dështoi edhe në MASHT, ka shkruar deputetja Musliu, transmeton zhurnal-ks.

“E tash veç po vazhdon dështimin dhe keq menaxhimin në thesarin e shtetit! Në kohë pandemie e ku ekonomia ka marr tatëpjetën, kjo nuk po arrin̈ të realizojë asnjë̈ pako për ti ndihmuar qytetaret e bizneset që janë̈ në gjendjen më të keqe pas vitit 1999. Ministrja Bajrami nuk po arrinë as ti ruaj e as ti menaxhon  si duhet paranë̈ publike dhe ato pak taksa te mbledhura në këtë krizë ekonomike, duke i humbur mbi 2 milion euro. Në vend që paret e shteteve mike të orientohen në përkrahje të bizneseve që më së shumti kanë nevojë, por jo, kjo Ministre ato para i shfrytëzon për të mbuluar dështimet e veta. Paaftësia  e saj po vazhdon të tolerohet  edhe në kohën kur vendi gjendet para  një kolapsi ekonomik!”, transmeton zhurnal-ks.\Zhurnal-ks

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...