Agjencia Zhurnal.KS
Sport

Garë e ashpër për Barellan, italiani kërkohet nga pesë gjigantë evropianë

Manchester Unitedi është klubi i fundit i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Interit, Nicolo Barella, i cili pëlqehet shumë nga klubet e mëdha evropiane.

Djajtë e Kuq shpresojnë të shtojnë cilësi në departamentin e mesfushës gjatë verës dhe tashmë kanë etiketuar transferimin e mundshëm.

Duket se 23-vjeçari italian Barella është shënjestra e tyre kryesore për ta transferuar në afatin e ardhshëm kalimtar të verës.

I riu italian kohëve të fundit ka hyrë në ekipin e parë të Antonio Contes, por ka befasuar të gjithë me cilësitë e tij dhe vazhdimësinë e formës.

Sipas mediumit FCInterNews, Arsenali, Liverpooli, Barcelona dhe Atletico Madridi gjithashtu janë duke u interesuar për lojtarin.

Është e paqartë nëse Interi ka ndonjë qëllim për të shitur Barellan, por sipas të gjitha gjasave ata do të vendosin shitjen e tij vetëm në rast të ndonjë oferte të pa-rezistueshme.

Postime të ngjashme

Policia i merr në pyetje zyrtarët e Kombëtares për rastin Muric-Zhegrova

M O

Nedved, kategorik

M O

Zyrtare: Sami Sermaxhaj emërohet trajner i Drenicës

M O

Coutinho-Odegaard, projektohet shkëmbimi

M O

Sonte miqësorja Kosovë – Lituani

M O

Vetëm pesë lojtarë nuk janë në shitje te Juventusi

M O

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...