Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Garevski për tërmetin e sotëm: Lëvizje normale sizmike, nuk ka rrezik nga tërmete të tilla

Shkup, 2 dhjetor, zhurnal.mk – Drejtori i Institutit për Inxhinieri të Tërmeteve dhe Ndryshimeve Klimatike Mihaill Garevski, thotë se tërmeti i sotëm që u regjistrua në Shkup nuk ka asnjë lidhje me tërmet e ditëve më parë me epiqendër në Mavrovë.

Sipas tij, bëhet fjalë për aktivitete normale sizmike, duke shtuar se edhe pse Qendra Sizmike Evropane-Mediteriane e ka regjistruar së pari në Kosovë, ai ka qenë me epiqendër në Shkup.

“Sipas zhurmës që është dëgjuar disa sekonda para dridhjes, theksoj se bëhet fjalë për tërmet me epiqendër në Shkup. Magnituda ka qenë në mes 3.4 dhe 3.9 sipas shkallëve Rihter, ndërsa rreziku i tërmeteve të tilla është zero”, tha Garevski për A1on.

Ndryshe, tërmeti i sotëm u regjistruar në ora 14:08 dhe shkaktoi shqetësim tek qytetarët, për shkak të zhurmës që u dëgjua disa sekonda para dridhjeve.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...