Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

GASHI për REL: Pandemia keqmenaxhohet, jemi të injoruar

Shkup, 8 nëntor, Zhurnal.mk – Që nga fillimi I krizës, qeveria imponoi një ekskluzivitet lidhur me përballjen me pandeminë e COVID-19. Komisioni për Sëmundje Infektive dhe Qeveria këtë e shihnin si një temë politike pozitë-opozitë pa menduar ta pranojnë këtë si dukuri që na preokupon të gjithëve vlerëson kreu I Alternativës Afrim Gashi në intervistën e së dielës për Radion Evropa e Lirë.

AFRIM GASHI – KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Mendoj se ky ekskluzivitet bëri që vendi keq ta menaxhojë këtë situatë, gjithcka shihet përmes prizmës partiake e politike dhe jemi aty ku jemi. E shihni se Qeveria dhe Komisioni as që pranojnë sygjerime nga partitë tjera, nga ekspertë të tjerë. Madje edhe ekspertët I shohin nëse janë nga ndonjë proviniencë tjetër politike. Kjo qasje është shumë e gabuar”

Duke komentuar bashkëpunimin me partitë tjera opozitare në Kuvend, saktësisht me VMRO-DPMNE-në dhe “Të Majtën” kreu I Alternativës, thotë se situata aktuale në parlament imponon nevojën e bashkëpunimit, duke shtuar se për momentin s`ka asgjë konkrete.

AFRIM GASHI – KRYETAR I ALTERNATIVËS

“ Kishte një takim që u organizua nga Konrad Adenauer, ku morën pjesë parti të djathta sikurse janë Aleanca dhe VMRO-DPMNE, por edhe parti nga rajoni. Nuk përjashtohet në të ardhmen, por për momentin nuk kemi asgjë konkrete në këtë drejtim”

Për “linjat e kuqe” bullgare lidhur me procesin eurointegrues të vendit, Gashi drejton gishtin edhe tek koalicioni qeverisës, duke thënë se nuk është e ndershme që dikush për interesa partiake të cënojë procese që kanë të bëjnë me të ardhmen e vendit.

AFRIM GASHI – KRYETAR I ALTERNATIVËS

“Vetëm nëse kthehemi prapa 3 vite, më 1 Gusht 2017, do të kthehemi në deklaratat e Borisovit dhe Zaevit gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe fjalët e bukura të takimit. Pyetja duhet t`u shtrohet atyre. Cka ndodhi për këto tre vite? Përse I cënuat marrëdhëniet dhe po I ktheheheni pozicioneve të viteve të 90-ta. Dikush këtu ka gabuar dhe mendoj se problemi qëndron tek dy palët”  

Kreu I Alternativës Afrim Gashi shprehet se janë kundër seancave online të parlamentit. Kur dihet prapavija dhe konteksti, e kjo është fshehja e shumicës së brishtë, duhet të përballemi me këtë dhe të themi se kjo nuk është normale – ka theksuar kreu I Alternativës Afrim Gashi në intervistën për Radion Evropa e Lirë.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...