Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Gastronomët e Kosovës këmbëngulin për zgjatje të orarit të punës

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës edhe njëherë i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj që të shfuqizoj vendimin për kufizimin e lëvizjes.

Shoqata bën thirrje që të zgjatet orari i punës për sektorin e gastronomisë deri në ora 00:00.

“Ne si shoqatë, me anë të kërkesave të anëtarëve tanë, bëjmë thirrje që vendimi aktual i Qeverisë së Republikës së Kosovës të shfuqizohet, dhe përveç kësaj natyrshëm kërkojmë edhe zgjatjen e orarit të punës për sektorin e gastronomisë deri në ora 00:00”, thuhet në kërkesën e tyre.

Sipas tyre, gjendja aktuale sa i përket këtij sektori është shqetësuese.

“Si rrjedhojë e masave të ushtruara nga ana e institucioneve të Kosovës, shumë biznese rrezikojnë të mbyllen nga pengesat që janë shkaktuar në afarizmin e tyre. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë mbështetje të drejtpërdrejt ndaj bizneseve nga institucionet tona, por vetëm ndaj punëtorëve me anë të Pakos Emergjente, dhe kjo me shumë lëshime në zbatimin e saj”, vijon njoftimi.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...