Sofje, 4 dhjetor – Zhurnal.mk – Gazeta bullgare “24 orë”, në një shkrim të tyre pohojnë se Danimarka dhe Hollanda e mbështesin veton bullgare për Maqedoninë e Veriut, informon Zhurnal.
Sipas kësaj gazete bullgare, burimi i gazetës thotë se madje edhe po të mos ketë çështje kontestuese për Maqedoninë e Veriut, ekziston një mos miratim i madh për kornizën negociuese për Shqipërinë.
Pasi Bullgaria bllokoi fillimin e negociatave për RMV-në me BE-në, gjatë kohës së mbledhjes në nivel të ambasadorëve në Bruksel, çështja përsëri do të hapet në mbledhjen e 7 dhjetorit, përcjellë Zhurnal. Për ditën e ardhshme është caktuar takim i Këshillit për çështje të përgjithshme, ku përsëri do të diskutohet për procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Para dy ditëve komesari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhjeli, kërkoi nga Maqedonia e Veriut të bëjë përpjekje për gjetjen e një marrëveshje me Bullgarinë. Ndërkohë vazhdon mbledhja e komisionit për çështje historike, ndërsa Qeveria e Maqedonisë vazhdon me përpjekjet të dakordohet me Sofjen dhe të mundësojë fillim të negociatave me BE-në.//Zhurnal.mk