Agjencia Zhurnal.KS
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

Ku mbeti gasifikimi në Maqedoninë e Veriut?

Shkup, 6 nëntor – Zhurnal.mk – Maqedonia e Veriut si shtet më i varur në rajon për sjelljen e gazit natyror vazhdon përpjekjet mbi gjetjen e një alternative të sigurtë për sjelljen e gazit natyror.

Për ta përmbushur nevojen vendore e cila është vetëm 250 milion kub, Maqedonia e Veriut parashikon që blerjën e gazit natyror ta kthej në 1 miliard metra kub, por vetëm me parakushtin që të përparojë ekonomia vendore si dhe të ndërtohet infrastruktura më e mirë në vend, shkruan Zhurnal.

Tregu i gazit natyror në Maqedoninë e Veriut është liberalizuar në 1 janar të vitit 2015 dhe për momentin funkcionojnë tre sisteme më të vogla të gazit natyror. Mirëpo shteti edhe më tej është në kërkim të resurseve të vazhdueshme dhe më të mëdha.

Opcionet e deritanishme janë gazi rus, i cili mund të dorëzohet përmes Korridorit Ndërkombëtar 8 dhe kalon përmes Ukrainës, Moldavisë, Rumanisë dhe Bullgarisë, si dhe interkonektorin në Aleksandrpulos që ndërlidh Greqinë dhe Bullgarinë, i cili do ta dërgojë gazin përmes Bullgarisë e më pas, kyçjeve të tjera përmes Maqedonisë së Veriut.

Bullgaria duhet të fillojë ndërtimin e lidhjes me “Rrjedhën Turke”, dhe rrjeti do të jetë gati deri në vitin 2020. Por për këtë nevojiten klientë të qëndrueshëm dhe i vetmi blerës i besueshëm për blerjen përmes Bullgarisë është vetëm Maqedonia. Me fillimin e marrjes së gazit nga “Rrjedha Turke”, pas dërgimit të gazit në Serbi, Bullgaria planifikon edhe ndërtimin e gaz sjellësit për në Maqedoninë e Veriut në vitet e ardhëshme.

Nga ana tjetër Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, në vizitën e tij në Greqi bashkë me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike, Koordinim të Resoreve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyqi, në muajin Shtator realizoi takim me drejtorin ekzekutiv të grupacionit “Kopeluzos”, Kristos Kopeluzos, që është aksionar themelues i kompanisë “Gastreid”, ka shprehur interesimin e Maqedonisë së Veriut të jetë pjesë e projektit për ndërtimin e stacionit të lundrimit në Aleksandropolisi për magazinimin dhe gazifikimin e gazit të rrjedhshëm natyror.

Kyqja e Maqedonisë së Veriut në projekt jo vetëm që do të mundëson mbulimin nevojave vendore, por do të mundëson dërgimin e gazit në vendet e Europës qëndrore, shkruan Zhurnal.

Kryeministri Zoran Zaev më pas ka informuar se në periudhën e ardhëshme do të inicoje projekte për përfshirjen e Maqedonisë së Veriut në ndërtimin e terminalit të gazit natyror të lëngshëm pranë Aleksandropulos, një projekt që krijon mundësi për furnizim të përhershëm dhe të qëndrueshëm të gazit në vendin tonë, i cili do të bëhet një pikë nga ku do të shpërndahet gazi në rajon dhe vendet që do të tregojnë interes.

Nga ana tjetër Ndihmës Sekretari i Shtetit për Energjetikë dhe Resurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francis R. Fanon, në takimin e tij me Kryeministrin Zaev muajin e kaluar, gjithashtu paralajmëroi se ndërlidhja energjetike mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për furnizimin e vendit me gaz natyror do të krijon një treg të qëndrueshëm sa i përket energjetikës mes vendeve të rajonit.

Sipas Fanon, edhe pse Greqia paraqet rolin e liderit sa i përket infrastrukturës për marrjen e burimeve, lidhja e vendeve më të vogla me një treg më të madh që do të mundësojë përparimin transformues ekonomik të vendit dhe të të gjithë rajonit.

Kosotoja e Maqedonisë së Veriut për t’u lidhur me gazsjellësin në Aleksandropulos do të kushtojë rreth 55 milionë euro, ndërsa 13 milionë euro, mjete të pakthyeshme për këtë projekt janë siguruar nga fondet evropiane./Zhurnal.mk

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...