Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm

Shkup, 6 nëntor, zhurnal.mk – Gazsjellësi Shkup-Tetovë-Gostivar, në gjatësi prej 86 kilometrave, deri në shtator u realizua në nivel prej 66 për qind, me vlerësim se tërësisht do të përfundojë në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, duke përfshirë edhe ndërtimin e stacioneve matëse dhe degëve drejt qyteteve, deklaroi sot kryeministri Zoran Zaev, gjatë inspektimit të aktiviteteve ndërtimore në terren.

Gazsjellësi magjistral Shkup-Tetovë-Gostivar, tha ai, është pjesë e ndërtimit të sistemit transmetues për gaz në tërë shtetin, si një nga prioritetet e para të Qeverisë, me interes të posaçëm dhe të jashtëzakonshëm për qytetarët dhe ekonominë.

Pa dallim të asaj se për shkak të pasojave nga pandemia me Kovid-19 dhe realizimit të punëve eshtë ngadalësuar, siç tha Zaev, tërësisht kanë përfunduar punët në magjistralen e gazit nga Kleçovce deri në Negotinë, në gjatësi prej 96 kilometrave, ndërsa pjesa Negotinë-Prilep-Manastir, e gjatë 92 kilometra , në shtator u kompletua tërësisht.

Vijon fazë, potencoi ai, kur duhet të përcaktohen operatorët e rrjetit sekondar dhe terciar, të cilët duhet të sigurojnë transmetim dhe kyçje me çmime të ulëta, të qasshme për qytetarët dhe stimuluese për industrinë. Për këtë qëllim është shpallur thirrje për vendosjen e partneritetit privat publik për financim, projektim, ndërtim, menaxhim, mirëmbajtje dhe zhvillim të sistemit distributiv të gazit natyror. Në vijim është evaluimi i paraqitjeve për pjesëmarrje, së bashku me konsultantët nga BERZH për kontroll të kapaciteteve të tyre në pajtim me kriteret e thirrjes.

Kryeministri potencoi se nga ana ynë, me interkonektorin me Greqinë, shteti do të sigurojë furnizim stabil dhe të vazhdueshëm me gaz, pavarësi dhe çmime konkurrente.

“Me përkrahje të SHBA-së dhe BE-së, Maqedonia e Veriut gjatë periudhës së ardhshme do të përshpejtojë dhe inicojë disa projekte në energjetikë, me rëndësi të posaçme për vendin dhe rajonin. Nga një vend, i cili ishte vendosur të jetë i varur nga vetëm një korridor, Maqedonia e Veriut sot është vend i integruar në projekte energjetike dhe e kyçur në iniciativat për lidhje energjetike, të cilat hapin perspektiva të gjëra për zhvillim të shpejtë ekonomik dhe për furnizim stabil të qytetarëve me energjens të lirë dhe ekologjik, siç është gazi”, tha Zaev.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...