Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

Gjendja me Covid-19 nën kontroll, sistemi shëndetësor përgatitet për vaksinimin

Shkup, 3 dhjetor, zhurnal.mk – Numri i të infektuarve nga Covid-19 javën e kaluar është ulur për 9.9 përqind, ndërsa është rritur numri i të shëruarve. Organet kompetente thonë se gjendja me pandeminë është nën kontroll dhe se sistemi shëndetësor po përgatitet për vaksinim kundër COVID-19.

Fillimisht do të vaksinohen punonjësit shëndetësor, të punësuarit në ushtri, polici dhe të sëmurët kronikë.

Siç njoftoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, vaksinimin do ta zbatojnë mjekët dhe motrat medicinale që nuk punojnë me pacientë me covid, dhe ky do të jetë njëri nga operacionet logjistike më të mëdha që duhet të zbatohet.

Gjatë javës së ardhshme do të organizohet trajnim në terren, për atë se si do të duket procesi i vaksinimit.

Edhe shtetet tjera janë në procesin e përgatitjes për vaksinim. Britania e Madhe është vendi i parë në botë që e ka miratuar vaksinën e Pfizer dhe BioNtech kundër COVID-19 dhe që nga java e ardhshme do të fillojë me vaksinimin.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...