Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Gjermani: Disiplinohuni, se mbështetja e shtetit në ekonomi nuk zgjat pa mbarim

Berlin – Numri i infeksioneve me COVID-19 është ende shumë i lartë në shumicën e rajoneve gjermane dhe njerëzit duhet të bëjnë më shumë për të reduktuar kontaktet e tyre për të ngadalësuar përhapjen e sëmundjes, tha të hënën Ministri gjerman i Ekonomisë Peter Altmaier.

Ministrat që do të takohen më vonë për të diskutuar reagimet e mëtejshme ndaj krizës më të madhe të shëndetit publik në një shekull.

Altmaier shtoi se ndihma shtetërore në panedemi për kompanitë nuk mund të zgjatet pambarimisht.

“Njerëzit duhet të tregojnë disiplinë”, tha arkitekti i reagimit ekonomik të Gjermanisë ndaj pandemisë për radion Deutschlandfunk. “Ne duhet të bëjmë më shumë për t’i pakësuar kontaktet sociale”.

Një tregues i ndikimit të ashpër të pandemisë në ekonomi është ai që thotë se përqindja e kompanive që përdorin skemën e mbështetjes nga shteti është rritur me 28% në nëntor, nga 24% që ishte vetëm një muaj më parë, tha instituti Ifo.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...