Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Gjilani shpërblehet me grant prej 745 mijë euro për performancën e vitit 2019

Komuna e Gjilanit është shpërblyer me grant nga Ministria e Pushtetit Lokal në shumën prej 745 mijë euro, për performancën e vitit 2019.

Në këtë mënyrë, Gjilani zë vendin e tretë ne nivel të Kosovës për shumën më të madhe të grantit të fituar.

Kreu i Komunës, Lutfi Haziri, ka falënderuar MPL-në për vlerësimin e lartë për Gjilanin, derisa ka përgëzuar ekipin e madh të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK), për angazhimin dhe profesionalizimin që kanë treguar.

“Jam shumë i nderuar që Gjilani është ranguar në krye për performancën e lartë nga MPL dhe partnerët: SDC/Zyra Zvicerane, Suedia dhe Norvegjia. Ky është një vlerësim i jashtëzakonshëm për Gjilanin. Këto mjete nga granti, sikur edhe ato të kaluarat, do të përkthehen në investime komunitare. Faleminderit ekipit të madh Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale për punën e madhe që e kanë bërë, sikurse edhe të gjithë resorëve të Komunës”, ka deklaruar Haziri.

Ky është granti i shtatë që Gjilani fiton brenda katër vjetësh në kuadër të SMPK-së, derisa totali i shpërblimit shkon në afro 2 milionë euro.

Nga grantet e kaluara, përveç tjerash, është ndërtuar pjesa e parë e Rrugës së Kumanovës, rrethrrotullimi tek hyrja në Rrugën e Prishtinës, asfaltimi i rrugëve me elementet përcjellëse në lagjen Porodin etj.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...