Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Gjini: Problemi me oksigjen në Spitalin e Gjakovës është zgjidhur mbrëmë, por në momentet e fundit që harxhohet oksigjeni atëherë vjen dhe furnizimi

Në grupe të rrjeteve sociale në Facebook qytetarët janë ankuar se nuk ka pasur oksigjen për pacientët në Spitalin e Gjakovës, por zyrtarë nga kjo komunë thonë se kjo çështje është zgjidhur të mërkurën në mbrëmje.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini në një prononcim për Telegrafin ka thënë se në momentet e fundit që harxhohet oksigjeni atëherë vjen dhe furnizimi.

Gjini tha se ky problem është zgjidhur të mërkurën në mbrëmje.

“Po mbrëmë është zgjidhur. Ka pasur oksigjen por gjithmonë në momente të fundit vie furnizimi…”, ka thënë Gjini.

Ndërsa, drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala në një prononcim për Telegrafin tha se kanë sasi të mjaftueshme të oksigjenit, për aq sa ka pacientë në spital.

Ai tutje shtoi se nuk mund të thotë se ka sasi të mjaftueshme, pasi vendi është në pandemi dhe siç tha Shala nuk i dihet se sa pacientë mund të shtrohen nga ditë në ditë në këtë spital.

I pyetur se disa qytetarë janë duke u ankuar nëpër grupe të rrjeteve sociale se në këtë spital ka mungesë të oksigjenit, ai u shpreh se kjo është propagandë politike, pasi për momentin kanë sasi të oksigjenit.

“Është propagandë e politikës. Qytetarët le të ankohen sepse jemi në pandemi. S’ka mungesë të oksigjenit. Nuk mund të them që kemi sasi të mjaftueshme, sepse jemi në pandemi. Nuk mund t’ju dërgoj qytetarëve oksigjen nëpër shtëpi. Aq sa kemi pacientë kemi oksigjen”, ka thënë drejtori i Spitalit të Gjakovës, Hilmi Shala.

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka bërë të ditur se numri total i rasteve pozitive është 40.672 raste nga 146.703 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.040 raste të vdekjes.

IKSHPK po ashtu ka njoftuar se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.910 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.722.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...