Shkup, 13 nëntor, zhurnal.mk – Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurores së lëndës “Monstra”, Fatime Fetai, që t’i caktojë paraburgim Agim Ismailloviqit dhe Fejzi Azirit. Kjo kërkesë nga ana e Prokurores u bë gjatë ditës së sotme nën preteksin se ka rrezik nga arratijsa e tyre.
“Të akuzuarit Fejzi Aziri i është caktuar paraburgim prej 30 ditëve dhe i njëjti është dorëzuar në Burgun Hetues në Shkup ku gjendet i akuzuari, derisa për Agim Ismailloviqin është caktuar masë paraburgimi nga gjetja gjegjësisht privimi nga liria dhe është dorëzuar në MPB”, informojnë nga Gjykata.