Shkup, 2 nëntor, zhurnal.mk – Gjykata Kushtetuese deri në fund të kësaj jave do të fillojë me diskutimet rreth nismave të parashtruara nëse janë në pajtim me kushtetutën katër amendamentet e votuara vjet në janar në Kuvendin e Maqedonisë me dy të tretat e votave.
Bëhet fjalë për amendamentet kushtetuese 33, 34, 35 dhe 36 prej të cilëve u mundësua ndryshimi i emrit zyrtar të shtetit.
Me amendamentin 33 në Kushtetutë, “Republika e Maqedonisë” ndryshohet me “Republika e Maqedonisë së Veriut”, ndërsa fjala “Maqedonia” me “Maqedonia e Veriut” përveç se në nenin 36.
Ndryshe, krahas ndryshimit të amendamenteve, po ashtu është kundërshtuar edhe votimi i Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe referendumi.