Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Gjykata Speciale e konfirmon se Jakup Krasniqi është dërguar në paraburgim në Hagë

Nga Gjykata Speciale para pak minutash e kanë konfirmuar se ish-kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, pas arrestimit është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (“DHSK”), në Hagë.

Në një komunikatë për media nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, thuhet se Krasniqi u arrestua sot në Kosovë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të DHSK-së në Hagë.

“Arrestimi u krye nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (“ZPS”) në bazë të një aktakuze të konfirmuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit dhe në zbatim të fletarrestimit dhe urdhrit për transferim, të lëshuara nga gjykatësi i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”.

“Në kryerjen e arrestimit, ZPS-ja pati mbështetjen operative dhe logjistike të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në pajtim me mandatin e vet dhe me legjislacionin e Kosovës. Edhe Policia e Kosovës (PK) dha mbështetje operative për ZPS-në”, thuhet në komunikatë.

“Në pajtim me rregullën 88 të Rregullores së Procedurës dhe tëProvave, aktakuza bëhet publike jo më vonë se paraqitja e parë e të akuzuarit”, thuhet në komunikatë.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...