Shkup, 30 nëntor – Zhurnal.mk – Këshilli Gjyqësor Mediatik e ka zgjedhur udhëheqësinë e cila do të përfaqësojë Këshillin në dy vitet e ardhshme, informon Zhurnal.
Kryetari i ri është zgjedhur Ivan Xholev, gjykatës nga Gjykata Themelore Penale, ndërsa nënkryetar është Hristina Bellovska, gazetare e TV24. Në takim morën pjesë 12 nga gjithsej 15 anëtarë të Këshillit Gjyqësor Mediatik.
“Nën ndikim të KGJM, gjykatësit dhe gazetarët filluan më tepër të komunikojnë, filloi të zhvillohet një besim i ndërsjellë, shkëmbim të informatave, plotësohemi, por edhe kritikohemi njëri me tjetrin, ndërsa përfitim nga e jgithë kjo kanë qytetarët të cilët marin informata të shpejta dhe të sakta. Në këtë mënyrë direkisht por edhe në mënyrë indirekte kemi ndikuar në përforcimin e kapaciteteve demokratike, ndërsa në një mënyrë kemi vendosur dhe sistem të ri të kontrollit të qytetarëve në veprimet gjyqësore, por edhe qeverisjen e së drejtës”, tha Xholev.
Gazetarët do të kërkojnë qasje në vendimmarjet, vendimet për paraburgim dhe dokumente tjera.
Përbërja e KGJM numëron 15 anëtarë, prej të cilëve tetë janë gazetarë nga mediume të ndryshme, ndërsa shtatë janë nga radhët e gjykatësve nga zona të ndryshme të apelit.
Ky këshill ekziston që nga viti 2018.//Zhurnal.mk