Agjencia Zhurnal.KS
Bota

Gjysma e Italisë në një bllokim të pjesshëm

Rajoni i Napolit (Campania), si edhe Toskana, janë klasifikuar si “zonë e kuqe” dhe, nga e diela, gati gjysma e italianëve do t’i nënshtrohet një bllokimi të pjesshëm.

Tani do të jenë rreth 26 milionë në Itali, nga një popullsi prej 60 milionësh, që do t’i nënshtrohen kufizimeve të zonave të kuqe, të dekretuara në shtatë rajone, ku shkalla e infektimit me COVID-19 është më e larta.

Në këto rajone, duke përfshirë Lombardinë (veri),banorët duhet të kenë një autorizim për të shkuar në punë ose për trajtime, ndërsa shumica e bizneseve do të jenë të mbyllura, transmeton atsh, përcjell Albinfo.ch

“E di që po kërkojmë ende sakrifica, por nuk ka asnjë mënyrë tjetër, nëse duam të zvogëlojmë numrin e vdekjeve, të kufizojmë rritjen dhe të shmangim presionin e padurueshëm në rrjetet tona shëndetësore”, tha ministri i Shëndetësi, Roberto Speranza.

Spitale të mbingarkuara, pacientë të trajtuar në makinat e tyre ose që vdesin në ambulanca: Napoli dhe rajoni i tij, Campania, janë goditur rëndë nga vala e re e Covid-19.

Postime të ngjashme

Afrikë, shkon mbi 110 mijë numri i vdekjeve nga COVID-19

S.B.

Vendimi për lockdownin gjatë pashkëve, Merkel u kërkon falje gjermanëve

S.B.

Borell: BE synon krijimin e rrjetit për parandalimin e sulmeve kibernetike

S.B.

Blinken vazhdon presionin ndaj Berlinit mbi ”Nord Stream 2”

S.B.

SHBA i kërkon Johnson & Johnson respektimin e kontratave të furnizimit

S.B.

Merkel kthen mbrapsht vendimin për mbyllje totale gjatë Pashkëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...