Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Gold AG publikon këngën e re “Trimi i Dukagjinit”

Reperi i njohur shqiptar, Gold AG, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

“Trimi i Dukagjinit” mban titullin kënga e tij e re, e cila është hip-hop dhe me motive patriotike.

Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet Gold AG, teksa për orkestrimin është kujdesur Nexhat Mujovi – Wirusi.

Klipi i këngës është mjaft i veçantë, një pjesë e të cilit është xhiruar në Kompleksion Memorial në Koshare dhe një pjesë në disa prej kullave të Junikut.

Ana vizuale i është besuar M Production.

Për koiçidencë, ky projekt muzikor kushtuar trimave të luftës u publikua në të njëjtën ditë kur vendi është duke u përballur me reagime të shumta për disa aktakuza të ngritura ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së, njëherësh njerëz me pushtet në politikën kosovare.

Edhe Gold AG të enjten ashtu si shumë figura publike shprehu me shqetësim revoltën e tij lidhur me aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...