Agjencia Zhurnal.KS
Showbiz

Gold AG uron nënën për ditëlindje: Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin

Reperi nga Presheva, Gold AG, të shtunën e kaluar (28 Nëntor) u bë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, doktoresha e estetikës Ermira Shkodra, mirëpritën djalin e tyre, të cilin e pagëzuan me emrin Gueril.

Artisti shqiptar së fundmi tregoi se ditën e djeshme (e mërkurë) kishte ditëlindjen nëna e tij, së cilës ia ka bërë një dedikim përmes një postimi të ndarë në InstaStory.

Duke theksuar fjalët më të mira për të ëmën, Arian Agushi (emri i vërtetë) thotë se dhurata më e mirë këtë vit për të është nipi.

“Urime ditëlindjen nënë. Sot dhuratën më të mirë nga ne e ke nipin. Të paqim edhe shumë vite me shëndet e gëzime”, ka shkruar ai.

Gold AG dhe Ermira ndërkohë kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë gjatë këtij viti, ndonëse nuk organizuan një ceremoni për shkak të situatës me COVID-19.

Postime të ngjashme

Motra e Dua Lipës, Rina bëhet imazh i fushatës së re reklamuese të pijes “Coca-Cola”

S.B.

Princi Harry me punë të re në organizatën bamirëse “BetterUp”

S.B.

Ka vdekur aktori George Segal

S.B.

Bebe Rexha dhe marka e atleteve “Puma” bashkëpunojnë në koleksionin “Power”

S.B.

Kim Kardashian ndërton një qytezë në miniaturë në rezidencën e saj luksoze në Kaliforni

S.B.

Dua Lipa së shpejti do të sjellë një këngë të re, shpreson të mbajë turne në shtator

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...