Agjencia Zhurnal.KS
Teknologji

Google Meet i shtohen sfondet e personalizuara

Do të duhet të paktën një javë derisa sfondet të jenë të disponueshme për të gjithë tha kompania.

Google do të prezantojë sfonde të personalizuara për shërbimin e videokonferencave Meet, njoftoi kompania përmes një postimi në blog.

Nëse përdorni Meet nga shfletuesi Chrome, funksionin e ri mund ta aksesoni në Windows, Mac dhe Chrome OS.

Në platformat mobile funksioni po vjen së shpejti tha Google. Nuk nevojitet një shtojcë për të aktivizuar sfondet e personalizuara. Ju mund të zgjidhni një foto tuajën ose një koleksion sfondesh vënë në dispozicion nga google.

Do të duhet të paktën një javë derisa sfondet të jenë të disponueshme për të gjithë tha kompania. Shërbimet rivale si Microsoft Teams dhe Zoom e ofrojnë një funksion të tillë prej kohësh.

Postime të ngjashme

Tesla pranon bitcoin për shitjen e veturave

S.B.

Përdoruesit e Android-it raportojnë një numër problemesh me aplikacionet e tyre – ja si të zgjidhet problemi

S.B.

SpaceX shpreson të “lëshojë dhe zbresë” një prototip të ri të Starship këtë javë – pas shpërthimit të tri të tjerave

S.B.

Samsung dëshiron të sjellë një telefon inteligjent që paloset dy herë

S.B.

Shitet për 2.9 milionë dollarë postimi i parë në Twitter

S.B.

Nëse identifikoheni me më shumë se gjysmën e këtyre gjërave, ju jeni të fiksuar pas mediave sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...