Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Grabitje e armatosur në MoneyGram në Prishtinë

Sot rreth orës 18:30 ka ndodhur një grabitje në rrugën “Holgen Petersen” në Prishtinë nga dy persona të dyshuar, në një filiale të kompanisë MoneyGram, me ç’rast njëri prej tyre i armatosur dhe nën kërcënimin e armës ka grabitur aty një vlerë të caktuar monetare.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që dy të dyshuar së paku njëri nga ta i armatosur nën kërcënimin e armës kanë grabitur nga aty një vlerë të caktuar monetare”, tha ai.

Rasti vazhdon të hetohet nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...