Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë Kronika

Grabitje e armatosur në Prishtinë

Një rast grabitje në një institucion mikrofinanciar ka ndodhur sot në rrugën UÇK në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se personat e dyshuar kanë tentuar të realizojnë grabitjen duke kërcënuar me armë një punëtore.

“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një tentim grabitje në rrugën UÇK në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat policore për hetimin e krimit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbështetur në rezultatet e veprimeve të para hetimore dyshohet se te dyshuarit kane tentuar të realizojnë grabitjen duke kërcënuar me armë një punëtore në një institucion mikrofinanciar.

Derisa ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...