Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni TOP LAJM

“Grik Siti Tajms”: Pse Sofja paralajmëron veto të integrimit evropian të Shkupit, ndërsa nuk e bllokoi anëtarësimin në NATO

Athinë, 4 nëntor – Zhurnal.mk – Bullgaria sipas gjitha gjasave do të vendosë veto për pranim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian edhe krahas thënieve fillestare se ajo nuk do ta pengojë ish republikën jugosllave që të përfshihet drejtë bllokut, bën të ditur edicioni grek “Grek Siti Tajm”.

Portali përkujton se ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Ekaterina Zaharieva paralajmëroi se vendi i saj do ta bllokojë hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, nëse vendi “nuk e pranon se identiteti dhe gjuha e saj kombëtare kanë rrënjë bullgare”.

“Kërkesat e Bullgarisë nuk janë të reja dhe ajo sipas gjitha gjasave do të vendosë veto. Forcat perëndimore janë të interesuara për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE dhe pritet që të bëjnë presion ndaj Bullgarisë që të heq dorë nga kërkesat e saj ose që të arrihet kompromis. Por, madje edhe po t’i fillojë bisedimet për anëtarësim, Maqedonia e Veriut ka edhe shumë për të bërë deri në pranimin në BE, shton “Grik Siti Tajms”.

Edicioni grek potencon se megjithatë befason ajo që Bullgaria kundërshton hyrjen e Maqedonisë së Veriut në BE, por nuk kundërshtoi anëtarësimin e vendit në NATO.

“Kjo sjell në përfundimin se Bullgaria konsideron se kundërshtimi i ndikimit rus në Ballkan paraqet prioritet më të rëndësishëm se sa mbrojtja e gjuhës bullgare dhe identitetit të Maqedonisë së Veriut”, vlerëson portali.

Sipas “Grik Siti Tajms”, kundërshtimi i Bullgarisë për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE është poshtërues nga perspektiva greke, sepse jo vetëm që i minon angazhimet e Greqisë për kahëzim të vendeve ballkanike drejtë anëtarësimit në BE, por edhe vendimin e saj që ta pranojë gjuhën maqedonase në vitin 2018.

“Me këtë Athina vendoset në kontest i cili nuk i intereson, veçanërisht duke pasur parasysh se nuk ekziston marrëveshje specifike ndërkombëtare për definimin e gjuhës, thekson “Grik Siti Tajms”, duke shtuar se Marrëveshja e Prespës në vitin 2018, me të cilën u zgjidh kontesti rreth emrit ndërmjet Athinës dhe Shkupit, ishte lidhur “vetëm që të mundet Maqedonia e Veriut të hyjë në NATO”.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...