Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë Kronika

Hajnat vjedhin armë, stoli dhe para

Raste të shumta të veprës penale “Vjedhje e rëndë” po raportohen çdo ditë në Policinë e Kosovës.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Kosovës kanë ndodhur shtatë vjedhje të rënda dhe një vjedhje e rëndë në tentativë, shkruan IndeksOnline.

Në bazë të të dhënave të ofruara nga raporti 24 orësh i Policisë, hajnat kanë vjedhur gjësende të ndryshme.

Ata për 24 orë vjedhën armë, dokumente, para, kartela, çantë të krahut, stoli, paisje elektronike e një kasafortë.

Raporti 24 orësh:

Prishtinë 02.12.2020-04:20. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë në shtëpi kishte  vërejtur nga dritarja se dy persona të panjohur kishin qenë duke qëndruar tek rrethoja e shtëpisë së tij ku njëri prej tyre dyshohet të ketë pasur në dorë një armë të gjatë. Me të vërejtur ankuesin të njëjtit ishin larguar në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime.

Prishtinë 01/02-12.2020-22:30-05:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe  nga  aty kanë  vjedhur dy armë të gjata, kalibri 12 mm, një llap top HP, një portofol me dokumente dhe një shumë e parave. Rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 02-12.2020-18:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se dy persona të panjohur ia kishin grabitë çantën e krahut në të cilën kishte para, dy kartela të bankës dhe letërnjoftimin. Të dyshuarit pas grabitjes ishin larguar nga ai lokacion. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Fsh. Krajkë, Prizren 02.12.2020-19:00. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kishin depërtuar në shtëpinë e tij ku kishin vjedhë stoli ari të ndryshme dhe para të gatshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin.

Rugovë 02.12.2020-13:25. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e vilës së tij dhe nga  aty kanë arritur të vjedhin : një pistoletë për të cilën kishte leje , një DVR kamera, një TV dhe  një makinë rrobalarëse. Rasti vazhdon të hetohet.

Rahovec 02.12.2020-01:47. Ankuesi mashkull kosovar ka raportua se dy persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në brendinë marketit  dhe nga aty kanë  arritur që të vjedhin kasafortën në të cilën ka pasur para. Rasti është duke u hetuar.

Rr. Luja Braja, Mitrovicë 02.12.2020-17:00.  Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se person-a të panjohur duke dëmtuar tri dyer kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së tij dhe nga  aty kanë vjedhur një mjetë pune makinë elektrike për thyerjen e betonit. Rasti vazhdon të hetohet.

Rr. Fitorja, Podujevë 02.12.2020-19:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë tij dhe nga aty kanë vjedhur një makinë elektrike – mjet pune  dhe dy pasaporta. Rasti është duke u hetuar.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...