Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Haradinaj: I kam bërë ofertë PDK-së që të më votojë si president

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se me dorëheqjen e Hashim Thaçit është krijuar vakum dhe ai duhet të mbushet.

Haradinaj shtoi më tej se është vetofruar  për t’u bërë president i vendit dhe se i është bërë një ofertë Partisë Demokratike të Kosovës, në mënyrë që ata ta votojnë për këtë post.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës tha se për figurën e tij kanë respekt edhe partitë e koalicionit, LDK, Nisma dhe AKR, por se i duhen 2/3 e votave të deputetëve.

Për këtë arsye, ai i ka bërë një ofertë edhe partisë së dytë opozitare, PDK-së.

“Unë e kam dhënë një ofertë për të marr edhe besimin e PDK-së. Këtë do t’ia kthejë me votë kësaj partie për ndonjë post të një figure të tyre, qoftë president kryeparlametar, kryeministër. Këtë mund ta bëj edhe pas zgjedhjeve të ardhshme. Pra, që ata të më japin votat tani dhe ne t’ua kthejmë kur atyre t’iu duhen. Ata mund të votojnë edhe pa marrë pjesë në Qeveri, por pjesëmarrja e tyre do të krijonte stabilitet. Ne po japim premtim në parim. Është vendim i tyre. Ata mund të thonë s’po ia duam votën tuaj pastaj, por nëse e kërkojnë është një borxh politik”, tha Haradinaj.

“Çka ka te kandidatura ime që është e qëndrueshme? Te unë besojnë një numër i qytetarëve në Kosovë edhe nëse s’janë votues të mi. Kategoritë e lirisë, të UÇK-së kanë një respekt për mua edhe pse nuk më japin votë gjithë”, u shpreh Haradinaj në Klan Kosova.

Ai tha se një ofertë të tillë do të mund t’ia bënte edhe partisë së Albin Kurtit dhe se koalicionin me LDK-në e ka bërë për shkak se është dashur që vendi të nxirret nga kriza institucionale në krizën shëndetësore.

“I kam dhënë përkrahje kësaj qeverie dhe i dhashë përkrahje pa asnjë kusht dhe kemi krijuar këtë qeveri duke e ditur që posti i presidentit mandatin e ka pas deri në mars”.

Kreu i AAK-së tha se nuk do ta votonte një president që më vonë do t’i shkaktonte dhimbje koke.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...