Agjencia Zhurnal.KS
Kosovë

Haradinaj: Nëse nuk zgjidhem president, zgjedhjet janë zgjidhja

Kreu i AAK dhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Syri TV është shprehur se ka mbetur i irrituar me aksionin e kryer nga EULEX me bastisjet e banesave dhe selive të partive në Prishtinë.

“Kosova ka policët vetë, nuk ka nevojë për çizmen të huaj. Ndërhyrja e të huajve ishte turp,” tha ai.

Haradinaj tha se oferta e tij për të marrë postin e presidentit qëndron për kolegët politikë ndërsa paralajmëroi se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

“Ka pasë zhvillime dhe përafrimë në momente të caktuara. Por përafrimi ishte më i ngagalshëm se koha që kishim në dispozicion. Dje do të vinin në shtëpinë time kryetarët e partive pasi u hetua se do të kishte zhvillime. Por takimi nuk ndodhi pasi u konfirmua akt-akuza për Kadri Veselin. Ajo që mund të them është se jam i hapur të bashkëpunoj edhe me VV, me PDK, me LDK, me Nismën, për interesin kombëtar. Unë jam ofruar si president nëse ka vlerësim. Nëse nuk vjen ky vlerësim, zgjedhjet janë zgjidhje,” tha ai.

Sipas tij, forca politike që ai drejton, AAK, po përgatitet për zgjedhje.

“Ne po punojmë për zgjedhjet. Në zgjedhje do të shkojmë të vetëm. Nëse ka vullnet për t’i dhënë një president vendit, ne kemi ofruar një kandidaturë”, tha Haradinaj.

Postime të ngjashme

Humbin jetën edhe 17 persona nga coronavirusi në Kosovë – konfirmohen 781 raste të reja

S.B.

Haradinaj: Nuk kishim tjetër zgjidhje pos të përballemi me Serbinë

S.B.

Edita Tahiri reagon ndaj deklaratës së Edi Ramës për Kosovën

S.B.

Kurti bën homazhe te varret e presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi

S.B.

Seanca e Gjykatës së Hagës, avokati i Thaçit: Na jepni materialet që kërkojmë

S.B.

Hoxhaj përkujton 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s: Mision historik në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve për liri

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...