Agjencia Zhurnal.KS
Maqedoni

Hasani: Sulmet ndaj mjekëve po shndërrohen në problem serioz

Shkup, 15 nentor – 38 sulme verbale dhe fizike janë regjistruar gjatë 7 muajve të fundit ndaj personelit mjekësorë në vendin tonë. Gjatë këtij harku kohorë janë ngritur 33 kallëzime për Kundërvajtje. Zv. ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, thotë se numri i rasteve kur është sulmuar personeli mjekësorë është më i lartë, mirëpo situatat e evidentuara në institucionet kompetente janë ato më konfliktuozet. Ai thotë se gjendja me pandeminë e ka bërë edhe më të vështirë këtë periudhë si për mjekët ashtu edhe për pacientët.

Unë mendoj se numri është shumë më i lartë. Të mos definojmë vetëm rastet ekstreme kur sulmi verbal është i dëshmuar dhe i dokumentuar nga ana e MPB-së. Këtu prapë e përsëris se është i pranishëm fenomeni i ajsbergut, ku duket vetëm maja në sipërfaqe, mirëpo krejt dika tjetër ndodh nën det. Nuk e shohim të gjithë akullin, por shohim vetëm një pjesë të vogël që është e paraqitur dhe që është numri 38 që përmendët ju. Është situatë shumë e pakëndshme – deklaroi Ilir Hasani, zv. ministër i Shëndetësisë.

Bluzat e bardha tashmë disa vite kërkojnë sjelljen e një ligji që do të mbrojë më shumë integritetin e tyre profesional, por që do t’u mundësonte edhe më shumë siguri fizike. Kjo ka mbetur vetëm kërkesë. Zv.ministri Hasani thotë se tashmë janë hedhur hapa në këtë drejtim, duke theksuar se duhet bërë kujdes maksimal që ligji të ketë një baraspeshë mes të drejtave të pacientit dhe të personeli mjekësorë dhe të mos jetë mjet keqpërdorimi qoftë nga njëra apo tjetra palë.

Unë si mjek sigurisht se do të kisha mbrojtur dhe do të kisha vendosur shumë më tepër nene që mbrojnë mjekët dhe do e kisha rënduar shumë më shumë pacientin, por nuk është ashtu. Ne duhet të shohim të dyja anët e të drejtës. Gjithsesi se duhet t’i mbrojmë edhe pacientët nga mjekët e pandërgjegjshëm, raste të cilat ndodhin më rrallë, por që definitivisht duhet t’i marrim në konsideratë – tha Ilir Hasani, zv. ministër i Shëndetësisë.

Në bazë të evidencës së Ministrisë së Punëve të Brendshme 10 nga këto incidente janë regjistruar në Shkup dhe Kumanovë, 8 në Strumicë, 5 në Tetovë, 3 në Manastir dhe nga një në Veles dhe Shtip.

Postime të ngjashme

Editorial / Reflektimi i Albin Kurtit mund të vijë edhe tek ne

R Zh

Dimitrov: Shtyerja e bisedimeve me BE-në krijon probleme besueshmërie

admin

Fajon: Vetoja bullgare për Maqedoninë e Veriut është jopërgjegjëse

admin

Milloshoski: Nuk pranoj regjistrues në shtëpi nëse nuk është vaksinuar

admin

Limani: Sot unë, nesër Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Sadulla Duraku, Musa Xhaferi, mund të largohen nga BDI-ja

admin

Kaevski: Deputetët e VMRO-DPMNE-së, Aleanca dhe e Majta të qëndrojnë në anën e qytetarëve

admin

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...